Qytetarët e Malit të Zi u ngritën në protestë duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Qytetarët e Malit të Zi u ngritën në protestë duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Përveç kërkesave  për zgjedhje të reja, protestuesit në Podgoricë, shprehën edhe revoltën e tyre edhe kundër nismës “Ballkani i Hapur”. Ata kundërshtojnë përfshirjen e Malit të Zi në nismën e ndërmarrë nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, raportojnë mediat në Podgoricë. Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq Stankoviq u shpreh nga protesta se nuk do të lejojnë shërbëtorët e kryetarit Aleksandër Vuçiq të pushtojnë Malin e Zi. Nuk do të ketë Ballkan të Hapur, nuk do të ketë botë serbe. Dritan Abazoviq, ju që jeni ndihmësi i Vuçiqit, mund të trumbetoni vetëm Ballkanin e Hapur në Beograd, Vuçiq, Vulin, Rakoviq dhe Beçkoviq. Mali i Zi nuk do të komandohet nga Terazija dhe Dedinja por larg duart nga Mali i Zi”, ka thënë Stankoviq. Aktivisti Vido Drashkoviq  u shpreh se “Ballkani i Hapur” nuk është asgjë më shumë se sa një botë serbe për të bllokuar Malin e Zi në rrugën drejt integrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Policisa

Policia e Kosovës nuk është e kënaqur me pagat e reja, të cilat i ka caktuar Qeveria

Pavarësisht se Qeveria e Kosovës njoftoi se, përmes Ligjit të ri për pagat në sektorin …