Rashit Qalaj

Deputeti, Rashit Qalaj, ka thënë policët serbë që kanë dhënë dorëheqje, mund të kthehen në punë me një vendim të Qeverisë

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë policët serb që kanë dhënë dorëheqje mund të kthehen në punë me një vendim të Qeverisë. Mirëpo, ai thekson se  në veri dhe shefi i operacioneve që kanë marrë mirënjohje nga presidenti i Serbisë nuk duhet lejuar të punojnë sërish për institucionet e Kosovës. Madje sipas tij, për këtë mund të ketë marrëveshje edhe në Bruksel. Por sipas tij, deputetët nuk mund të kthehen më në Kuvend, ngase kështu e përcakton ligji. Rashit Qalaj thotë se nëntë deputet e Listës Serbe janë kthyer që kanë qenë në pritje. Ata që kanë dhënë dorëheqje nuk kanë mundësi të kthehen më. Sa i përket policëve unë mendoj që policët do të kthehen sepse ka hapësirë ligjore. Me një vendim të qeverisë dhe një marrëveshje në Bruksel që do të negociohet. Çështja e eprorëve është punë e kryer. Drejtori i Policisë në veri dhe shefi i operacioneve që kanë marrë mirënjohje nga presidenti i Serbisë nuk duhet lejuar të kthehen në institucione.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …