Edi Rama

Edi Rama: 29 nëntori 1944, dita kur nga Shqipëria u larguan “vullnetarisht” forcat nazi-fashiste (!)

Sot më 29 Nëntor,  në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi. Ai, “sa për sy e faqe” ka postuar një foto  pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të Shqipërisë, dhe uron gjithë shqiptarët për ditën e Çlirimit. “Gëzuar Ditën E Çlirimit”, shkruan Rama në një postim  ku vendos edhe foton e Monumentit “Nëna Shqipëri”. 29 Nëntori është dita kur përkujtohet largimi i ushtrisë naziste dhe fashiste nga Shqipëria.

Në këtë postin të tij zyrtar dhe jashtë dëshirës personale, Edi Rama bën një gabim jo pa qëllim kur konstaton se 29 Nëntori është dita kur përkujtohet largimi i ushtrisë naziste dhe fashiste nga Shqipëria. Ai i ikë me qëllim faktit se forcat gjermane, nuk ishin tërhequr vullnetarisht, por  ishin dëbuar nga partizanët shqiptarë, dhe jo nga miqtë e tij të dashur  e të përkëdhelur, ballistë e zogistë.

Përpjekja për relativizimin dhe falsifikimin e historisë së Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare Shqiptare në Shqipërisë,  e cila për çlirimin e vendit dha 28 mijë dëshmorë është akt i pafalshëm është akt antikombëtar, dhe aq më i pafalshëm kur këtë e deklaron, kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cila dashur pa dashur Edi Rama, bazën e saj deleguese e ka të majtë dhe me prejardhje nga Partia e Punës së Shqipërisë.

29 Nëntori i vitit 1944 është data e dytë me rëndësi kombëtare, pas asaj të 28 Nëntorit të vitit 1912, kur Shqipëria shpalli pavarësinë.

Injorimi i kësaj lufte dhe i gjakut të derdhur rrëke të  shqiptarëve që i luftuan pushtuesit fashistë e nazistë,  është injorim i vetvetes, mbase edhe qëllime servile politike, ndaj Italisë dhe Gjermanisë, edhe pse këto dy shtete kanë hequr dorë nga trashëgimia fashiste. ( Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …