U mbajt mbledhja e 9-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) nën udhëheqjen e kryesuesit Bekim Azizi, ka mbajtur sot mbledhjen e 9-të e rregullt. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Komitetit fillimisht parashtruan pyetje dhe çështje që janë në interes të qytetarëve vitias dhe më pas shqyrtuan dhe votuan me shumicë votash të gjitha pikat e paraparë të rendit të ditës. Përndryshe gjatë kësaj mbledhje u votuan këto pika:

Procesverbalin nga mbledhja e 8-të e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Raporti për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi në Komunën e Vitisë për vitin 2025.

Propozimi për planin e punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2026.

Propozimin për planin e punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2026.

Propozimin për planin Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për komunat e rajonit, përfshirë edhe Komunën e Vitisë, sipas vendimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit dhe Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku dhe Nura takim me banorët e Prekazit të Epërm dhe Mikushnicës

Krerët e komunës së Skënderajt, Fadil Nura dhe Sami Lushtaku zhvilluan takime me banorët e …