Ramush Haradinaj: Plagë që nuk shuhen: Përkujtimi i 148 martirëve në Pastasel, thirrje për unitet dhe forcim të Kosovës”

Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ka rikujtuar një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë, duke theksuar se krimet e kryera nuk kursyen as të moshuarit, gratë dhe fëmijët. Ai bëri të ditur se në Pastasel të Rahovecit, së bashku me kryetarin Smajl Latifi, familjarë dhe bashkëpunëtorë, u nderua kujtimi i 106 martirëve të ekzekutuar nga ky fshat dhe nga fshatrat përreth, të cilët kishin gjetur strehë aty për t’i shpëtuar dhunës së armikut. Sipas tij, tragjedia nuk u ndal me kaq, pasi të njëjtin fat e përjetuan edhe 42 shqiptarë të pafajshëm nga fshati Burim i Malishevës, duke e çuar në 148 numrin e viktimave të kësaj masakre. Haradinaj theksoi se kujtimi për të rënët mbetet i përhershëm dhe se sakrifica e tyre është themel i rrugës së Kosovës drejt lirisë. Ai nënvizoi se përgjegjësia e brezave të sotëm është ta mbrojnë dhe ta forcojnë shtetin, për të cilin ata dhanë jetën.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …