U mbajt mbledhja e Këshillit të Drejtorëve në Klinë

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve Komunal të Klinës, të cilën e ka udhëhequr kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ku është diskutuar për çështje të ndryshme organizative në administratë, planet dhe realizimin e punëve nga drejtorët karshi kërkesave të qytetarëve dhe përgatitja për realizimin e projekteve tjera. Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë drejtorëve në punët e përditshme bashkë me stafin tjetër administrativ, që të kryejnë punët e tyre që janë në interes të qytetarëve. Sa i përket projekteve, Elezaj, ka kërkuar që çdo firmë që nuk e kryen punën e vet të merr vërejtje me shkrim ashtu siç kërkohet me ligj. U diskutua për gjendjen e rrugëve në Komunën e Klinës pas reshjeve të borës. Elezaj, kërkoi që të ndërhyhet në çdo lokalitete, sidomos në ato zona ku gjendja është më e vështirë, në mënyrë që të krijohen lehtësi për lëvizjen e qytetarëve. “Nëse firma nuk i kryen obligimet sipas kontratës, t’i bëhet vërejtje me shkrim”, kërkoi Elezaj.

U njoftua se është në përgatitje e sipër tenderi për ndriçim publik dhe projekte tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …