Ramiz Krasniqi: Ligji i Pyjeve të Kosovës ka mospërputhje me Ligjin për Miniera dhe Minerale

Me nismë të Odës së Afarizmit të Kosovës, është mbajtur takimi i përbashkët i OAK-ut me përfaqësuesit e bizneseve të sektorit të gurëthyesve të Kosovës. Në këtë takim  gurthyesit janë ankuar se KPMM nuk ka harmonizuar bashkëpunimin me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, andaj me ketë rast atyre u dalin  probleme të shumta. Tv Dielli ka kontaktuar drejtorin e KPMM-së z. Ramiz Krasniqi dhe e ka pyetur se pse deri tani nuk janë harmonizuar bashkëpunimet institucionale, dhe a kishit ftesë për këtë takim, ai është përgjigjur se:” Ligji i Pyjeve te Kosovës ka mospërputhje me Ligjin për Miniera dhe Minerale,  për ketë çështje është njoftuar edhe Kuvendi i Kosovës disa vite rresht në raportin vjetor që KPMM-ja, e dërgon në Kuvendin e Kosovës. Kohën e fundit jemi duke pritur që të aprovohet nga  Kuvendi i Kosovës Ligji i ri për Miniera dhe Minerale dhe aty i kemi bërë ndryshimet e duhura që Pëlqimet nga APK-ja, të ju përshtaten licencave të lëshuara nga KPMM-ja.

 Sipas dispozitave të këtyre akteve nënligjore, nga APK-ja  dhënia me qira e pyjeve dhe tokave pyjore publike bëhet nga Agjencia e Pyjeve e Kosovës për një periudhë jo më të gjatë se 5 vite dhe për sipërfaqe jo më të madhe se 5 hektarë. Kjo çështje deri tani ka paraqitur problem me rastin e lëshimit të licencave në një sipërfaqe më të madhe se 5 hektar. Po ju njoftojmë se KPMM nuk ka marr ndonjë ftese për ketë takim, ka deklaruar me këtë rast drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi për TV Diellin.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …