leoni

U mbajt mbledhja e radhës e Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit

Drejtuar nga Kryetari i Komunës së Rahovecit,  Smajl Latifi, është mbajtur mbledhja e radhës e Shtabit Emergjent të Posaçëm në Komunën e Rahovecit. Në këtë takim anëtarët e Shtabit kanë diskutuar për gjendjen aktuale dhe masat e reja parandaluese ndaj virusit Covid-19. Gjithashtu nga ky takimi u theksua bashkëpunimi i mirë dhe i vazhdueshëm mes institucioneve gjegjëse lokale, të cilat kryejnë punën me kapacitete të plota dhe përkushtim të madh, me qëllim që të parandalohet përhapja e këtij virusi. Në fund, anëtarët e Shtabit Emergjent kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar ndaj këtij virusi, duke përdorur masat mbrojtëse, dhe respektuar masat e reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …