leoni

U mbajt mbledhja e V-të e KPF-së në Suharekë  

Në mbledhjen e V-të për këtë vit, anëtarët e KPF-së ( Komitetit për Politikë dhe Financa) të komunës së Suharekës kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e shpërblimeve të “13 qershori”;

  3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;

  4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të udhëhequr procedurat e dhënies në shfrytëzim afat shkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës;

  5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e fshatit Terrnje;

  6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e fshatit Reqan;

  7. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit rregullues të hollësishëm për zonën “Qendra” në Suharekë;

  8. Informatë për administrimin e buxhetit të komunës së Suharekës për periudhën janar–mars 2016;

Pastaj u diskutua nga anëtarët e Komitetit për secilën pikë, të gjitha u dërguan për miratim në mbledhjen e radhës të Asamblesë komunale. Të gjitha projekt-vendimet u votuan unanimisht, përveç Planit rregullues të hollësishëm për zonën “Qendra” në Suharekë, ku anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje”, abstenoi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …