Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovës, Jakup Krasniq, ka thënë se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, po sillet si presidenti i Francës. Kjo pasi që sjelljet e Thaçit janë duke mbikëqyrur veprimet e kryeministrit dhe ministrave. Kosova është vend i çudirave! Pak kush e kryen punën e vet, secili vrapon ta grabis pushtetin që nuk i takon! Pushtetin që e ka e harron ose e lë diku pas dere! Presidenti ceremonial i Republikës Parlamentare, sillet si Presidenti i Republikës Franceze i cili nën pushtetin e tij e ka Kryeministrin dhe Ministrat e tij! Presidenti ynë sillet si ai francez, ndonëse Kushtetuta nuk ia jep atë fuqi, por interesin e vendit nuk e mbron si ai Francës. Ky, i yni e mbron demarkacionin me Malin e Zi edhe pse ka humbur rreth 8300 hektarë të tokës?! Kryeministri ynë edhe pse Kushtetuta ia jep përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e Republikës, ai i është futur nën tutelë Presidentit?! Nejse, ai është rritur nën tutela! Në gjithë ketë mes, një gjë mbetet e pa shpjegueshme, si arritën këta “kundërshtarë” të shpallur për “vdekje”, të mirëkuptohen për të ngushtuar territorin dhe për të bërë jo funksional shtetin – Republikën e Kosovës me “Zajednicen”. Çfarë halli apo interesi i bëri bashkë? Një gjë është e sigurt, interesi i kombit dhe i shtetit, nuk i ka bërë bashkë! Diçka i ka bërë bashkë! Mbrojtja e lëkurës së tyre! Kur mbrohet lëkura personale, Republika mbetet pa mbrojtje! Kështu Kosova vazhdon me sui generisa” (sic.), ka shkruar Krasniqi, në një shkrim dërguar medieve.
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore
Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …