U mbajt mbledhja e VI-të  e Komitetit për Komunitete në Komunën e Deçanit

Në takim morën pjesë, anëtarët e Komitetit për Komunitete, OSBE, UNMIK-u, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj. Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili i informoi për pikat  e rendit të ditës të këtij takimi.  Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar:

  2. Raport nga ZLK-ja:

  3. Ftesë drejtorisë për Buxhet e Financa të raportojë për Kornizën komunale buxhetore – Shqyrtimi i mundësisë për ndarjen e buxhetit për ndihmë të komuniteteve dhe planet rreth infrastrukturës neper vendet ku komunitetet jetojnë.

  4. Raport nga Drejtoria e Qendrës për Punë Sociale në Deçan: për numrin e rasteve sociale nga komunitetet Ashkali, Egjiptianë, Malazez, Boshnjakë, Serbë dhe Rom.

  5. Të ndryshme:

U miratua procesverbalit nga mbledhja e kaluar. Raporti i ZLK-së sa i përket raportit të ZLK-së, Shaban Pejçinović udhëheqës i ZLK-së, raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve. Ai tha se zyra që udhëheq ai, gjatë këtij muaji nuk ka pasur ndonjë rast të personave të riatdhesuar, ka pasur një kërkesë nga familja Jollaj nga fshati Gllogjan për kyçje ne sistemin e kanalizimit, ku te njëjtëve ju është ndihmuar nga ZKK për hartimin e kësaj kërkese dhe adresimin e saj tek zyra përkatëse. Raport nga Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, sa i përket raportit  i njoftoj te pranishmit se qarkorja e pare buxhetore vetëm se ka mbërri dhe se janë ne fazën e mbledhjes se informacioneve nga drejtoritë e ndryshme për nevojat e ndryshme buxhetore. Drejtoresha i inkurajoj përfaqësuesit e komuniteteve jo shumice pranë Komitetit për Komunitete që të paraqesin kërkesa konkrete dhe se te njëjtat do te shqyrtohen.

Kontrolloni gjithashtu

Panairi i Bizneseve Artizanale në Ferizaj!

Komuna e Ferizajt fton të gjithë bizneset dhe dashamirësit e produkteve artizanale të marrin pjesë …