Kryetari Haliti dhe përfaqësues të organizatës “CNVP” bashkëbiseduan rreth investimeve  të mundeshe në fushën e ngrohjes me biomasë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti,  ka pritur sot në takim përfaqësues nga organizata “CNVP” në krye me Egzon Tahirukaj dhe konsulentë austriak nga Agrar Plus të përfaqësuar nga Josef Petschko. Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar rreth mundësisë së investimeve në fushën e energjisë së biomasës për ngrohje. Kryetari Haliti, tha se sigurimi i ngrohjes së qytetarëve është i një rëndësie të veçantë dhe se ai është i gatshëm që të bashkëpunojnë me ta që të realizohet ky projekt në territorin e komunës së Vitisë. Ai shtoi se kjo komunë ka mundësi të mira për implementimin e këtij projekti. Kryetari Haliti tha se me realizimin e një projekti të tillë qytetarët vitias do të fitonin qasje në ngrohje qendrore, do të ulët numri i qytetarëve që shfrytëzojnë masat drusore për ngrohje, duke mbrojtur pyjet dhe ambientin. Ndërkaq Egzon Tahirukaj nga CNVP theksoj se fillimisht ata synojnë që të bëjnë një studim të fizibilitetit për mundësinë e investimeve në fushën e biomasës në komunën e Vitisë dhe më pas të shikohen mundësitë e financimit dhe implementimit të këtij projekti. Përndryshe gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i ka njoftuar ata edhe rreth mundësive të tjera për investimeve në komunën e Vitisë, si për të shfrytëzuar burimet tjera të energjisë si ato diellore, të ujërave termale dhe kombinimin e tyre me atë të biomasës.

Kontrolloni gjithashtu

Panairi i Bizneseve Artizanale në Ferizaj!

Komuna e Ferizajt fton të gjithë bizneset dhe dashamirësit e produkteve artizanale të marrin pjesë …