Kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova, i frikësohet mundësisë së pengimit të gjykatës nga institucionet e Kosovës

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, i bëri paralajmërimin e fundit Nasim Haradinajn për “shkelje të rregullave”

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka lëshuar paralajmërimin e fundit për Nasim Haradinajn, duke kërkuar që t’i respektojë të gjithat kushtet e përcaktuara në vendimin e lëshuar në dhjetorin e vitit të kaluar. Më 13 qershor 2024, kryetarja, Ekaterina Trendafilova, i bëri paralajmërimin përfundimtar Nasim Haradinajt Ky paralajmërim vjen pas marrjes së raporteve të shumta nga Sekretari i saj i cili  e paralajmëruar Presidenten për kontaktet apo intervistat e Haradinajt me media gjatë muajve të fundit, pa kërkuar miratimin e nevojshëm siç është mandatuar në Vendim. Po ashtu, ajo theksoi se Haradinajt që në fillim të këtij viti i është kujtuar pasojat e shkeljes së Vendimit. Trendafilova,  shpjegoi pse Vendimi mund të revokohej ose modifikohej menjëherë për shkak të shkeljeve, ajo vendosi t’i jepte Haradinajt një paralajmërim përfundimtar dhe e bëri të qartë se çdo shkelje e mëtejshme do të çonte në kthimin e tij të menjëhershëm në objektet e paraburgimit në burgun e Hagës  për të shërbyer pjesën e mbetur të dënimit, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …