Përparim Rama, po hetohet nga Prokuroria Speciale, lidhur me kurdisjen e një tenderi 12 milionë euro për mikun e tij

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po hetohet nga Prokuroria Speciale të Kosovës, nën dyshimin për kurdisje të tenderit “Themelimi i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, të hapur nga Komuna e Prishtinës, nga i cili doli fitues konzerciumi  që është në pronësi të mikut të Ramës, Astrit Nixhës.  Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij institucioni, Liridona Kozmaqi, e cila ka deklaruar se në këtë fazë nuk mund të ofrojnë informacione tjera. Lidhur me rastin ju informoj se ai gjendet në trajtim në Prokurorinë Speciale. Për shkak të ndjeshmërisë, në këtë fazë nuk mund të japim informacione tjera”, thuhet në përgjigjen e saj. Hetimet e Speciales filluan pasi që më 4 qershor pas raportimeve për shkelje e pa rregullësi të cilat e shoqëruan gjithë procesin e prokurimit, nga i cili doli fituese kompania e mikut të Ramës. Sipas Kiks Kosovës, Nixha arriti të shpërblehet me tenderin 12 milionësh me dhjetëra dallavere në dokumentet me të cilat aplikoi, e si Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Rama, e kurdisi tenderin për ta fituar  miku i tij, Astrit Nixha.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …