U mbajt mbledhje komemorative në nderim të veteranit të UÇK-së majorit Muhamet Begaj-Mësuesi

Sot në Banjë të Komunës së Malishevës, u mbajt një mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së ish mësuesit, veteranit të UÇK-së, ish pjesëtarit të TMK-së dhe së fundmi zyrtarit në Ministrinë e Infrastrukturës, majorit Muhamet Begaj – Mësuesi, (1963-2024), i cili u nda nga jeta, mbrëmë më 14 janar. Në mbledhjen komemorative, krahas familjarëve, morën pjesë edhe ish bashkëluftëtari dhe eprori Fatmir Limaj (kryetari i Nisma Social Demokrate), kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë, struktura të larta të FSK, të Ministrisë së Infrastrukturës, bashkëluftëtarë dhe bashkëfshatarë të shumtë. Në fjalët e rastit, ish bashkëluftëtari dhe bashkëveprimtari Fatmir Limaj, foli për fillimet e para të aktiviteteve të Muhamet Begaj, i njohur si “Mësuesi”, që nga ilegaliteti, e deri në kontributin e tij pas çlirimit. “Mësuesi, ishte një njeri, që në kuptimin e plotë të fjalës, e ka përmbushur misionin e tij në jetë, me angazhimin e tij në organizimin shoqëror, kombëtar, në luftë dhe pas lufte, dhe ishte një njeri me qëllime të qarta, të cilat i ka arritur”, tha mes tjerash, kryetari i Nisma Social Demokrate dhe bashkëluftëtari i tij, Fatmir Limaj. Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e rastit, tha se “ Muhamet Begaj, ishte një person i dëshmuar dhe me virtyte të larta, i dëshmuar në fushën e arsimit, i dëshmuar në çështjen kombëtare dhe në luftën për liri, si dhe i dëshmuar në organizmin e jetës edhe pas luftës, prandaj, është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por për tërë Komunën e Malishevës”. Në emër të degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, foli kryetari Metush Kryeziu, duke e vlerësuar lartë angazhimin e Muhamet Begajt-Mësuesit, gjatë luftës, jo vetëm si luftëtar, por edhe si udhëheqës ushtarak, i cili fillimisht ishte prej ushtarëve të parë të njësisë “Çeliku”, e për vazhduar si Komandant i Batalionit të parë në Brigadën 122 “Imer Krasniqi” , në Zonën Operative të Pashtrikut dhe për ta përfunduar karrierën ushtarake në TMK, në komandën e Doktrinës dhe Trajnimit, si ligjërues. Për biografinë e major Muhamet Begaj, i njohur si Mësuesi, ka folur bashkëluftëtari dhe bashkëfshatari, Milaim Shala. Muhamet Begaj, ishte mësues, ndërsa në të njëjtën kohë ishte i angazhuar në luftën për liri, duke qenë pjesë e ilegales dhe më pas, ju bashkua radhëve të UÇK-së. Ishte komandant i Batalionit të Parë, në Brigadën 122, ZOP dhe më pas pjesëtar i TMK-së, me gradën ushtarake major. Ishte për dy mandate kryetar i fshatit dhe kryetar i Klubit të Notit “Besa” në Banjë. Muhamet Begaj-Mësuesi, me nderime të larta ushtarake,  u varros sot në varrezat e lagjes në fshatin Banjë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …