U mbajt takimi i parë i këshillit organizues me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici me bashkëluftëtar dhe inaugurimit të Kullës prej guri në Opterushë

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka caktuar këshillin organizues me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici me bashkëluftëtar dhe inaugurimit të Kullës prej guri në Opterushë, me vendim, me Nr.Protokollit 02/1137/2021 më datë: 28.10.2021.

Këshilli përbëhet nga këta anëtarë:

Fatmir Iska kryesues, Dervish Çadraku anëtar, Qemajl Krasniqi anëtar, Sabahudin Cena anëtar, Bjondina Kleqka anëtare, Rumir Zhuniqi anëtar, Berat Duraku anëtar, Ejup Kabashi anëtar, Isuf Gashi anëtar, Fehmi Isma anëtar, Nazmi Bellaqa anëtar dhe Nora Boshnajku anëtare.

Në këtë takim, këshilli organizues shqyrtoi çështje të ndryshme, ku u diskutuan idetë dhe aktivitetet që do të organizohen për nderë të inaugurimit të Kullës prej guri në Opterushë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …