U nda nga jeta miku më i madh dhe më i përkushtuar të shqiptarëve, Urs Ulrich, 17.06.1954 - 21.05.2016

U nda nga jeta miku më i madh dhe më i përkushtuar të shqiptarëve, Urs Ulrich, 17.06.1954 – 21.05.2016

Pak para se të mbushte 62 vite të jetës u nda nga jeta një mik i madh, i sinqertë, i mirë dhe i përkushtuar i shqiptarëve dhe çështjes shqiptare, internacionalisti i vërtetë nga Luzern-i Urs Ulrich. Më 17 qershor 2016, në ora 09:00 është paraparë varrimi në varrezat e përbashkëta të qytetit të Luzern-it. Andaj ftojmë të gjithë ata që patën rastin ta njohin Ursin dhe ata që kanë ditur për të bëmat e tij në mbështetje të kauzës sonë kombëtare, të marrim pjesë në dhënien e lamtumirës miku të madh të shqiptarëve, URS ULRICH! ( Agim Sylejmani)

Pak para se të mbushte 62 vite të jetës u nda nga jeta një mik i madh, i sinqertë, i mirë dhe i përkushtuar i shqiptarëve dhe çështjes shqiptare, internacionalisti i vërtetë nga Luzern-i Urs Ulrich. Këtë vit do bëheshin 25 vite që kur Ursi u lidh, u mishërua me shqiptarët dhe problemin e pazgjidhur kombëtar e social të tyre dhe kurrë nuk u nda, duke qëndruar një mik besnik deri në fund të jetës. Ursi ishte punëtor i vyer dhe shumë i zellshëm në një librari në Luzern por edhe si një ndërmarrës i vogël transporti për një firmë të çokoladave. Jeta e tij në mes librave i ka dhënë një kuptim të veçantë jetës së tij. Ai lexonte shumë dhe kohën më të madhe e kalonte në mesin e librave. Banesa e tij gjason në një bibliotekë të vërtetë dhe të madhe, ku ai mezi kishte krijuar një hapësirë të vogël ku kishte vënë një shtrat për të fjetur, një kanape dhe një tavolinë pune. Kjo ishte e gjitha që ai kishte pos librave të shumta, jo vetëm në gjuhën gjermane, por edhe në gjuhë tjera, angleze, frenge, e sidomos në gjuhën shqipe. Të rralla janë botimet që nuk i gjen në bibliotekën e pasur të Ursit. Në librarinë ku ai punoni kishte mbi 100’000 libra të fushave të ndryshme, të cilat ai i radhiste dhe klasifikonte. Dinte gati për të gjitha librat se ku gjendeshin të vendosura.

Me përkushtim mori mësimet e parat ë gjuhës shqipe dhe për një kohë të shkurtër ai filloi të lexojë dhe shk ruaj edhe shqip. Sa herë takohej me shqiptarë ai fliste shqip, edhe nëse tjetri i përgjigjej në gjuhën gjermane, siç vepronte edhe me mua. Të shumtën unë doja të komunikoja në gjuhën gjermane me të, për të përvetësuar gjuhën, ndërsa ai më fliste shqip. Pas një kohe ai u mor edhe me përkthime, sidomos nga gjuha shqipe në ate gjermane. Një kohë të gjatë bëri përmbledhje të shtypit shqiptar dhe i shpërndante ndër miq shqiptarë. Ka nxjerrur edhe buletinin “Shpati”, ku ai publikonte lajmet dhe artikujt më të rëndësishëm nga shtypi shqiptar si dhe opinione lidhur me zhvillimet e ngjarjeve të jetës shoqërore, politike e sociale në Shqipëri.

Që nga fillimi i luftës së UÇK-së në Kosovë, Ursi e mbështeti dhe ndihmoi aktivisht këtë luftë të drejtë të shqiptarëve për çlirim nga pushtuesit shekullor serbosllavë. Sidomos nga epopeja e lavdishme e Jasharajve në Prekaz në fillim të marsit 1998, Ursi punoi me përkushtim të papërshkrueshëm në ndihmë të luftës së UÇK-së. Gjatë gjithë javës mblidhte materiale rreth luftës në Kosovë dhe të premten në mbrëmje shkonte në lokalet e Radio Lora-s në Zürich, duke informuar opinionin zviceran me luftën që zhvillohej në Kosovë dhe masakrat serbe ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare. Ai përktheu në gjuhën gjermane të gjitha komunikatat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe këto i dërgonte në Radio Lora për t’u komunikuar për hapësirën gjermanofolëse të Zvicrës. Pos kësaj ai u mor aktivisht edhe me organizimin e shumë tryezave në Radio Lora në favor të luftës në Kosovë.

Një ditë para se të nisesha për në radhët e UÇK-së, Ursi erdhi të përshëndetej me mua, njëherësh duke më përkrahur dhe mbështetur në rrugën që do merrja. Me atë rast bëmë edhe ca fotografi për kujtim, të cilat i ruaj me një xhelozi fanatike të veçantë.

Ursi ishte edhe një adhurues i flaktë i udhëheqësit tonë legjendar, Enver Hoxhës. Nuk linte asnjë tubim që organizohej për Enver Hoxhën e të mos merrte pjesë edhe ai. Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, me mbështetjen e pakursyer të Ursit u organizua një ekspozitë dyjavore në librarinë ku ai punonte, duke liruar një hapësirë enkas për këtë. Pastaj mbajti një banderolë të madhe në ndërtesën e librarisë, për aq kohë sa zgjati edhe ekspozita. Ditën e fundit të ekspozitës me ndihmën e Ursit dhe me pjesëmarrjen e tij aktive u organiza një orë letrare e veçantë, ku pos tjerash u lexuan vargje të poemës së njohur “Nënë Shqipëri” nga poeti i madh Dritëro Agolli.

Në një marshim me rastin e ditës ndërkombëtare të punëtorëve, 1. Maj 1995 me krenari mbante në njërën anë banderolën e madhe me pikturën e Enver Hoxhës.

Ai ndjente një kënaqësi dhe njëkohësisht krenari të veçantë kur i jepej rasti të fliste për Enver Hoxhën, siç ishte edhe me rastin e organizimit të 88 vjetorit të lindjes së kolosit shqiptar, idolit të pakontestuar të Ursit – Enver Hoxha! I tillë ishte Ursi dhe i tillë do ngelet në kujtesën e shumë e shumë shqiptarëve të cilët patën rastin ta takojnë dhe ta njohin.

Me rastin e ngjarjeve tragjike të vitit 1997 në Shqipëri, Ursi organizoi një protestë në qytetin e Luzern-it, për të sensibilizuar opinionin me shqiptarët dhe Shqipërinë e atyre viteve. Pos kësaj ai ndi-hmoi pa kursim shumë njerëz me novoja në Shqipëri. Gjatë 25 viteve të fundit ai ishte vizitor i rregullt i Shqipërisë. Duke qenë edhe dashamir i artit të mirëfillt, ai ishte vizitor i rregullt edhe i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Butrint.

Në vitin 2000 ai vizitoi edhe Kosovën, ku për tre ditë rresht me vëmendje dhe dhimbje të posaqme vizitoi një pjesë të madhe të vendbanimeve të rrënuara e të shkatërruara nga lufta, duke i përjetësuar pamjet edhe në aparatin e tij fotografik.

Edhe vitet e fundit Ursin e kisha pranë, duke më ndihmuar në organizimin dhe reali-zimin e një promovimi të veçantë të veprës sime të parë, romanit “Rrugëtimi i një vigani”, kushtuar prijatarit të luftës së armatosur për çlirim e bashkim kombëtar Rexhep Malaj. Ursi me një përkushtim të veçantë përktheu pjesë të romanit në gjuhën gjermane duke i ushtruar ato për lexim. Interpretimi i të lexuarit të Ursit të pjesëve të romanit në gjuhën gjermane tingëllonin si një vepër arti skenik, sepse ai lexoi me ndjenja të veçanta, duke i dhënë një madhështi këtij promovimi. ( Agim Sylejmani)

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …