U ndanë bursa për nxënës dhe studentë të komuniteteve

U ndanë bursa për nxënës dhe studentë të komuniteteve

Ministria e Arsimit sot ka bërë ndarjen simbolike të bursave për 500 nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe 50 për studentë të te gjitha komuniteteve. Ky është një projekt që MAShT- i po implementon disa vite radhazi në bashkëpunim me donatorët dhe me mbështetje të Bashkimit Evropian. Me këtë rast ne po krijojmë mundësi që të rinjtë e këtyre komuniteteve të arsimohen dhe edukohen, të ndërtojnë karrierë profesionale dhe të krijojnë perspektivë për jetën e tyre në të ardhmen, deklaroi ministri Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …