U përurua punëtoria për paketimin e sheqerit

Persona me aftësi të kufizuar nga Ferizaj,  të prirë nga shoqata “Handicap Kosova”, përuruan të shtunën punëtorinë për paketimin e sheqerit, një investim ky i shoqatës dhe Komunës së Ferizajt, që ka arritur të punësojë disa veta. Përurimit iu bashkuan Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, deputeti Milazim Haliti e të tjerë.

 Ylber Selmani nga “Handicap Kosova”, vuri në dukje se kjo është një nismë që tregon se me ide të mira dhe me mbështetje adekuate, personat me aftësi të kufizuara nuk kanë nevojë të jenë barrë e askujt, por ata mund të punojnë për të krijuar mirëqenie për veten e tyre, por edhe për familjet.

Ministri Abrashi tha se nisma e personave me aftësi të kufizuara nga Ferizaj, përbën një model që duhet përhapur sa më shumë edhe në qendra të tjera të Kosovës. Ai u angazhua që pushteti të marrë obligime në raport me personat me aftësi të kufizuara, duke zbatuar disa programe, si subvencionimi i pagave. Ministri Abrashi përmendi mundësinë që nga viti i ardhshëm në buxhetet e komunave të futet granti për shërbime sociale, i cili do ta përmirësonte  mundësinë e plotësimit të nevojave të PAK.

Ndërsa kryetari Svarqa, tregoi mbështetjen që po u jep pushteti lokal personave me aftësi të kufizuar. Veç investimit prej 7 mijë euro në punëtorinë e përuruar, Svarqa foli edhe për përshtatjen e trotuareve për nevojat e PAK, ashensorin e ndërtuar në fund të vitit të kaluar në ndërtesën e Komunës etj.

Në përurimin e punëtorisë së paketimit të sheqerit, e cila vepron në objektin e njohur si ‘

,,Shtëpia e Bardhë’, u tha se do të ketë edhe investime të tjera të këtij lloji.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …