Pa viza

U premtua vite më radhë liberalizimi por ende nuk u bë, Kosova shpreson kur kryesimin e BE-së ta merr Gjermania

Vite më radhë, presidencë pas presidence, Kosova vazhdon kot ta pres liberalizimin e vizave, i cili u ishte premtuar tash e sa vite me radhë. Edhe një fillimvit sjell pak shpresë se liberalizimi mund të ndodhë shpejt, edhe pse kryesimin e radhës së BE-së e ka Gjermania një shtet mik, i cili do të dëshironte që gjatë kryesimit të tyre me BE-në të ndodhë edhe heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që edhe ata më në fund të jenë të barabartë me shumë qytetarë të tjerë të rajonit, të cilët mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e Evropës. Përkundrazi, për kosovarët, do të jetë edhe më e vështirë, sepse së shpejti do të shtrenjtohen shpenzimet për dhënien e vizave Schengen. Gjasat për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë gjashtë muajve të ardhshëm sa Kroacia kryeson me BE-në nuk duken të mëdha, ndonëse Kroacia do të dëshironte që kjo të ndodhë.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …