Shkolla Fillore e Mesme e Ulët (SHFMU) “Asim Vokshi” në fshatin Panorc të komunës së Malishevës ka shënuar Ditën e Shkollës me një ceremoni të veçantë.
Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim të Komunës së Malishevës, përfshirë Shefin e kësaj Drejtorie, Sabit Berisha dhe zyrtarë tjerë për arsim.
Në fjalën e tij Sabit Berisha, tha se përkushtimi ynë për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, është objektivi primar, kur kemi parasysh, objektet shkollore që plotësojnë të gjitha standardet për punë me nxënësit, kërkohet angazhim ekipor në trekëndëshin, mësues, nxënës dhe prindër për të arritur suksese”’ tha mes tjerash në fjalën e tij Përgjegjësi i sektorit të Arsimit në Malishevë, Sabit Berisha.
Gjatë ceremonisë, drejtori i shkollës, Bali Rudi, foli për arritjet e institucionit dhe ndau mirënjohje për nxënësit dhe mësimdhënësit e dalluar.
Nxënësit prezantuan një program të pasur kulturor-artistik.