Kryetari Agim Aliu ka ngushëlluar familjen Haziri me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Skender Haziri

Është ndarë nga jeta veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Haziri.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Haziri, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.

“Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Haziri. Vepra e kontributi i tij për lirinë e Kosovës, do të mbeten gjithmonë të skalitura në histori. Ngushëllime të sinqerta familjes Haziri, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. Shpirti i tij u prehtë në paqen e paskaj” mbyllet telegrami i ngushëllimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj uron tre mjekët e rinjë që iu bashkuan QKMF-së në Deçan

Tre mjekë të rinj iu bashkuan ekipit shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në …