leoni

U shpërnda numri i tretë i gazetës “Koha për Prishtinën”

Sot është shpërndarë numri i tretë i gazetës javore Koha për Prishtinën, e cila u prit me interesim të madh nga qytetarët e kryeqytetit. Këtë herë, shpërndarjes iu bashkua edhe Ismaili së bashku me disa kandidatë për Asamble Komunale. Faqja e parë e gazetës hapet me shkrimin “Kohë e re në Prishtinë”, ndërsa përmban edhe editorialin e Ismailit, “Shpresa që na bashkon”. Në vijim trajtohet plani i tij për sigurinë 24/7 në kryeqytet, që përfshin: ndriçimin e 1,000 rrugëve, ndërtimin e trotuareve të reja e të sigurta, trajtimin human të qenve endacakë dhe vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla e lagje. Një tjetër artikull, “Nga errësira në siguri – Prishtina në kërkim të dritës”, analizon problemin e mungesës së ndriçimit publik, ndërsa nxënësi Loris Begu sjell një editorial personal mbi sigurinë në shkolla nga këndvështrimi i tij. Rubrika “Zëri i lagjes” këtë javë fokusohet në lagjen e Spitalit, ku banorët jetojnë nën pasigurinë që shkaktojnë qentë endacakë – një problem i kahmotshëm i shpërfillur nga institucionet komunale. Gazeta shpërndahet falas në lagjet e Prishtinës dhe është gjithashtu e qasshme në format elektronik në: www.kohaperprishtinen.com.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Vetëm drejtësia e plotë është drejtësi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar …