Uashingtoni ka kërkuar nga Pekini dhe Kremlini të ndërmarrin masa ndaj Koresë së Veriut

Uashingtoni ka kërkuar nga Pekini dhe Kremlini të ndërmarrin masa ndaj Koresë së Veriut

Pas lansimit të raketës së dytë balistike të Koresë së Veriut mbi territorin e Japonisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Kina dhe Rusia që të ndërmarrin masa ndaj Koresë së Veriut. Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, theksoi se Kina e furnizon Korenë Veriore me pjesën më të madhe të naftës së nevojshme ndërsa Rusia është punëdhënësi më i madh i forcës punëtore verikoreane. Kina dhe Rusia duhet ta theksojnë jotolerancën e tyre për këto lansime raketore të pamatura, duke ndërmarrë aksione direkte, porositi sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson. Zyrtarët amerikan kanë tërhequr vërejtjen se distanca që ka përshkuar raketa e dytë balistike e Koresë së Veriut është aq e gjatë sa mund ta arrijë territorin e Guamit në Paqësor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …