Jean-Claude Juncker

Jean-Claude Juncker: Do të respektonim Referendumin nëse shumica votojnë pro pavarësisë së Katalonisë

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker paralajmëroi se do të marrë në konsideratë ndalimin e bërë nga Gjykata Kushtetuese dhe Parlamentit spanjoll për të dhënë një qëndrim zyrtar në lidhje me pavarësinë e Katalonisë, objekt i një referendumi mjaft të diskutueshëm i parashikuar të mbahet më 1 tetor. “Ne jemi shprehur gjithnjë në lidhje me këtë çështje se do të ndjekim duke respektuar ndalimin e Gjykatës Kushtetuese spanjolle dhe atë të Parlamentit spanjoll, deklaroi Juncker për Euronews, duke rikujtuar se ky qëndrim ishte vendosur nga një prej paraardhësve të tij në krye të ekzekutivit evropian, Romano Prodi.Nëse në këtë kuadër, një “po” për pavarësinë e Katalonisë do të ndodhë një ditë, ne do të respektojmë këtë alternativë”, vijoi Juncker, duke shtuar se mbetej e gjitha për t’u parë në të ardhmen.  Nacionalistët katalanë që e kanë shumicën në parlamentin rajonal kanë planifikuar të organizojnë më 1 tetor një referendum për pavarësi, por veprimi i tillë nga Madridi zyrar është shpallur i paligjshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …