Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës e ndërprenë grevën për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike

Udhëtim falas në Prishtinë me biletë autobusi nga çdo qytet i Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Veton Prelvukaj, ka njoftuar se çdo qytetar që paraqet një biletë të vlefshme të udhëtimit nga një qytet i Kosovës, mund të përfitojë një biletë të integruar falas në Prishtinë. Ai ka thënë për Ekonomia Online se qëllimi i kësaj mase është zvogëlimi i barrës financiare për qytetarët dhe lirimi i komunikacionit në kryeqytet. “Si proces është i rregulluar që qytetari duhet ta ketë biletën që ta ketë si dëshmi që është ardhur nga një qytet i caktuar. Me atë dëshmi në sportelin tonë e prezanton dëshminë dhe e merr biletën e integruar falas. Çdo qytetar e jo vetëm studentët. Kushti i vetëm është që bileta e udhëtimit të jetë valide për atë ditë dhe të jetë lëshuar nga ndonjë qytet brenda Kosovës” ka theksuar  ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Veton Prelvukaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …