Andrea Abodi: Italia është e gatshme t’i ofrojë Kosovës mbështetje në fushën e sportit

Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi ka deklaruar se Italia është e gatshme t’i ofrojë Kosovës mbështetje në aspektin e mënyrës dhe rrugës që duhet ndjekur për ndërtimin e infrastrukturës sportive për organizimin e Lojërave Mesdhetare. Këtë zotim ai e ka bërë Seminari “Lojërat e 20-ta Mesdhetare Taranto 2026: Një trashëgimi e sportit, Qëndrueshmëria dhe Dialogu Multikulturor”, u mbajt në mjedisin piktoresk të Kalasë Aragonese brenda sallës së konferencave të ngritur në fshatin “IN Italia” në bordin e anijes “Amerigo Vespucci”. Ndërkohë ministri për Çështje Evropiane, PNRR dhe Politikat e Kohezionit, Tommaso Foti, ka thënë për KosovaPress, se ndihma nuk do t’i mohohet askujt, e as Kosovës, por që, sipas tij, vendet që marrin përsipër organizime të tilla duhet t’i kenë kapacitetet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …