Ujku i Shigjetë, i FSK-së, sukses në validimin e Regjimentit të Tretë, por misioni i madh sapo ka filluar

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar një moment të rëndësishëm në rrugën e saj të zhvillimit, duke finalizuar me sukses validimin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë përmes ushtrimit fushor “Ujku i Shigjetë”. Ngjarja u shënua me Ditën e Vizitorëve të Shquar, ku komandanti Bashkim Jashari priti përfaqësues ndërkombëtarë, diplomatë dhe zyrtarë të lartë të sigurisë nga vendet partnere. Demonstrimet e operacioneve mbrojtëse, sulmuese dhe të stabilitetit treguan një forcë më të aftë dhe më të gatshme për misione tokësore në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Regjimenti i Tretë ka kaluar nëpër faza të gjata përgatitore të planifikimit, stërvitjes dhe mbështetjes logjistike, duke arritur standardet e kërkuara. Kjo arritje është fryt i përkushtimit të pjesëtarëve të FSK-së dhe bashkëpunimit të përhershëm me partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, rruga drejt arritjes së kapaciteteve të plota mbrojtëse të një ushtrie moderne mbetet e gjatë. Validimi është një hap i madh, jo fundi i misionit. Stabiliteti dhe siguria e Kosovës varen nga një forcë që jo vetëm kryen manovra të suksesshme në stërvitje, por edhe përfiton nga mbështetja politike, investimet e qëndrueshme dhe respekti institucional. FSK-ja po ecën në drejtimin e duhur. Sfida e vërtetë është që shteti të ecë në të njëjtin hap me të.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …