Uk Lushi kritikon heshtjen e institucioneve pas dëshmisë së Rubinit në Hagë: “A po ju vjen marre?”

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara, ka komentuar fuqishëm dëshminë e ish-diplomatit amerikan James Rubin para Gjykatës Speciale në Hagë. Lushi ka kritikuar ashpër heshtjen e institucioneve të Kosovës ndaj deklaratave të Rubinit, duke i cilësuar politikanët dhe udhëheqësit institucionalë si “qyqarë shqiptarë”. “A po e shihni si flitet për dhe me abuzuesit?! Si James Rubini. Të padrejtës i thuhet e padrejtë. Pa dorëza. Sepse kjo është obligim moral, njerëzor dhe shtetëror,” ka shkruar Lushi. Ai shtoi:
A po ju vjen marre kur po e dëgjoni t’i thotë Prokurorisë Speciale në gojë James Rubin çka vetëm një pakicë krejt e vogël kemi guxuar t’i themi prej se ajo filloi keqtrajtimet?! Qyqarë, si po ndiheni këto dy ditë? A po tuteni hala duke parë amerikanin të bëjë atë që është dashur ta bëni ju?” Lushi thekson se institucioneve shqiptare dhe kosovare u mungon guximi për të folur hapur dhe për të kundërshtuar padrejtësitë e Prokurorisë Speciale, ndërsa Rubin po bën atë që ato vetë nuk guxojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj pas suspendimit të katër policëve: Qeveria po e përdor Policinë si vegël politike

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas vendimit …