UNDP: Në ndërtesë e Qeverisë projektohet afishohet figura e Dinos me mesazhin: Mos zgjidh shfarosjen

UNDP: Në ndërtesë e Qeverisë projektohet afishohet figura e Dinos me mesazhin: Mos zgjidh shfarosjen

Në ndërtesë e Qeverisë projektohet figura e Dinos me mesazhin: Mos zgjidh shfarosjen

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Zyrën e Kryeministrit projektuan një siluetë dinosauri në ndërtesën e Qeverisë mbrëmjen e kaluar për të shënuar fundin e samitit global të klimës COP26 në Glasgow dhe në mbështetje të fushatës globale të UNDP-së për ndryshimet klimatike.

Në prani të SH.T. Nicholas Abbott, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, SH.S. Karin Hernmarck, ambasadore e Suedisë në Kosovë, z. Lulzim Baumann, Këshilltar i jashtëm për çështje mjedisore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, znj. Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim, znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe pjesëmarrës të tjerë, ndërtesa u ndriçua me figurën e Dinos për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për urgjencën për t’u larguar nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile dhe kalimin në energji më të pastër.

“Po projektojmë Dino-n në Prishtinë për të shënuar fundin e samitit global të klimës, COP26. Dinosauri Frankie është figura kryesore e fushatës globale të UNDP-së për klimën. Miku ynë që ka jetuar para 66 milionë vjetësh ka një mesazh të fuqishëm për ne. Ai u zhduk për shkak të një asteroidi. Ai na pyet pse jemi duke shkuar drejt shfarosjes. Ne jemi duke u përballur me një krizë klimatike – por ende mund të shmangim ndikimet më të këqija të ndryshimit të klimës duke punuar së bashku dhe duke rritur veprimet për klimën. Përmes kësaj fushate, UNDP inkurajon reformën e subvencioneve të karburanteve fosile si një hap vendimtar në luftimin e krizës klimatike dhe lëvizjen drejt një rikuperimi gjithëpërfshirës dhe të gjelbër nga COVID-19”, tha znj. Suokko.

Frankie Dino, tipari kryesor i fushatës, është kryprotagonist në një video të shkurtër duke dërguar një mesazh që duhet të veprojmë tani – përpara se kërcënimi i shfarosjes së njerëzimit të bëhet realitet. Në vijim lidhjet e videos në tri gjuhët:

Shqip: https://youtu.be/VZYMNW1mvzg

Serbisht: https://youtu.be/mHLtUgpUM6U

Anglisht: https://youtu.be/rTQ25QVVbCM

Për informata më të detajuara rrreth fushatës “Mos Zgjidh Shfarosjen” vizitoni faqen: www.dontchooseextinction.com

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …