Unioni i Bizneseve shqiptaro-gjermane ka kërkuar që të bojkotohen të gjitha produktet me originë nga Serbia

Unioni i Bizneseve shqiptaro-gjerman kërkon që të bojkotohen të gjitha produktet me originë nga Serbia

Pas lobimit të ashpër të Serbisë për mos t’u pranuar Kosova në Interpol, Unioni i Bizneseve shqiptaro-gjermane ka kërkuar që të bojkotohen të gjitha produktet me origjinë nga Serbia. “Të indinjuar thellë me lobimin e fundit nga Serbia për mos pranimin e Republikës së Kosovës në organizatën për siguri INTERPOL, kryesia e UNIONIT TË BIZNESEVE SHQIPTARO-GJERMANE, i fton të gjithë anëtarët e saj që deri më tani kanë investuar në KOSOVË por edhe tërë qytetarët e Republikës së Kosovës që ti bojkotojnë të gjitha prodhimet nga Serbia. Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për ngritjen e taksave prej 10% për prodhimet serbe, duhet të fuqizohet nga të gjithë ne me bojkot total të prodhimeve serbe”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga UB.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Jakup Krasniqi si zëdhënës nuk ka bërë asnjë faj, por edhe nëse ka bërë ndonjë faj sipas jush, unë e mbaj burgun për të

Sadik Halitjaha: TRONDITËSE LAJMET E ORËS 20 në TV Klan të datës 03 prill – për veprimet e Gjykatës Speciale në Hagë

Atë çka mësuam nga këto lajme ishte e papritur: që Gjykata do të hyjë edhe …