Universiteti i Prishtinës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” bënë të ditur se pas pezullimit të grevës se provimet mbahen nga 6 shkurti

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur të premten ka diskutuar çështjen e organizimit të afatit të provimeve të janarit në njësitë akademike të UP-së. “Në këtë takim, senatorët u pajtuan që nga e hëna të fillojë procesi i organizimit të provimeve si në afatet kohore në vijim: SEMS-i për paraqitje të provimeve do të jetë i hapur në datat 4 dhe 5 shkurt 2019; Datat e mbajtjes së provimeve: 6 shkurt 2019 deri me 28 shkurt 2019 (përjashtim nga këto data bëjnë ditët e festave zyrtare). Si rrjedhojë e kësaj, obligohen dekanët e njësive akademike që të riorganizojnë datat e provimeve për javët e humbura, sipas specifikave të njësive përkatëse. Po ashtu, informoheni se semestri veror për vitin akademik 2018-2019 në UP fillon me datë 25 shkurt 2019. Senati i Universitetit të Prishtinës i uron studentëve sukses në këtë afat të provimeve!”, është bërë me dije në njoftimin e UP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …