Limaj

Limaj: Greva e deritanishme në arsim ka qenë e panevojshme dhe le të kuptohet se ka pasur ngjyrime politike

Zëvendëskryeministri i vendit Fatmir Limaj ka thënë se greva e deritanishme në arsim ka qenë e panevojshme dhe vetëm humbje kohe. “Ajo që po shihet është se greva ka qenë humbje kohe. Që tri javë kemi bërë ofertën, ka pasur takime dhe është humbur një kohë e panevojshme. Po lë të kuptohet se ka pasur ngjyrime politike”, ka deklaruar Limaj. “Humbja tre javore është vështirë të kompensohet. Ajo që po më lodhë sot jo meritat por humbja prej trejavësh nuk ka ndryshuar, fare pak. Ndoshta dikush ka pasur ndonjë skenar që të dramatizojë deri në ditën e fundit”.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …