Shtohen shërbimet shëndetësore në QKMF, në repartin e laboratorit

Në laboratorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, nga është e mundshme që pacientet vitias të bëjnë edhe analizën e Proteinave C Reaktive të njohur me shkurtesën (CRP). Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili tha se ky lloj i analizës është shumë i rëndësishëm pasi sipas saj më të vërtetohet dhe tregohet faza akute të inflamacionit. Sipas saj me këtë lloj të analizave profesionistëve shëndetësor ju lehtësohet puna për diagnostikim. Ajo bënë po ashtu me dije se falë donacionit të mërgimtarit, Mejdi Shabiu nga fshati Gjylekar laboratori i QKMF-së së Vitisë, është furnizuar edhe me një aparaturë Centrifugë si dhe një aparat për përzierje të gjakut.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …