Uran Ismaili nga Haga pas vizitës te Veseli: Dinjiteti i çlirimtarëve nuk gjykohet, besimi në drejtësi mbetet i pathyer

Uran Ismaili ka vizituar në Hagë ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një moment vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas takimit, Ismaili ka bërë të ditur se, bashkë me ekipin mbrojtës, po zhvillohen përgatitjet e fundit në prag të vendimit që pritet të shënojë fundin e një padrejtësie të gjatë ndaj historisë së Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare. Ai ka theksuar se asnjë proces dhe asnjë akt gjykimi nuk mund ta zhbëjë sakrificën dhe kontributin e atyre që i shërbyen lirisë së vendit, duke nënvizuar se dinjiteti i çlirimtarëve mbetet i paprekshëm. “Besimi në drejtësi është i palëkundur, ashtu si qëndresa jonë për të vërtetën dhe për historinë e Kosovës. Liria nuk gjykohet, ajo dëshmohet”, ka shkruar Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Nderimi i dëshmorëve të Reçakut, obligim i përjetshëm për kombin shqiptar

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka theksuar rëndësinë e përkujtimit …