leoni

Uran Ismaili: Prishtina duhet t’i kthehet ëndrrave të mëdha, jo të mbetet qytet i premtimeve të thyera

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në tubimin hapës të fushatës “Koha për Prishtinën”, tha se kryeqyteti ka humbur shpirtin e tij të dikurshëm si vend i ëndrrave dhe i mundësive të reja, duke u zhytur sot në probleme elementare që prekin përditshmërinë e qytetarëve. “Prishtina ka qenë gjithmonë qyteti i ëndrrave të mëdha. Edhe në kohët më të vështira, njerëzit nuk kanë reshtur kurrë së ëndërruari. Në këtë qytet kanë ardhur gjenerata të tëra nga e gjithë Kosova, me ëndrrën për shkollim dhe për një jetë më të mirë,” u shpreh Ismaili, duke kujtuar historinë e kryeqytetit si qendër shprese dhe progresi. Ai ngriti pyetjen se ku kanë mbetur sot ato ëndrra, duke sjellë shembuj konkretë nga takimet me qytetarët: nëna që nuk mund të gjejnë punë për shkak të mungesës së çerdheve, fëmijë që detyrohen të ecin në rrugë pa trotuare, e të moshuar të izoluar në banesa pa infrastrukturë minimale. “A duhet të qëndrojmë duarkryq teksa qyteti ynë i ëndrrave të mëdha shndërrohet në një qytet jofunksional të premtimeve të thyera? Në asnjë mënyrë!”, tha ai me vendosmëri. Ismaili theksoi se Prishtina nuk ka më kohë për konflikte politike dhe inate personale, por ka nevojë urgjente për bashkëpunim, vizion dhe rezultate konkrete. “Është koha që kryeqytetit t’i kthejmë dinjitetin dhe të ardhmen. Në qytetin tonë të ëndrrave sot ka hapësirë vetëm për zgjidhje dhe për bashkëpunim. Vetëm kështu, Prishtina do t’i rikthejë ëndrrat që e kanë bërë gjithmonë qytet të shpresës dhe të progresit,” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Vendimi i SHBA-së është alarm për Qeverinë Kurti

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin …