leoni

Uran Ismaili vendos pragun: “Nëse nuk realizoj 90% të premtimeve, nuk kandidoj më”

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë një zotim publik duke e kushtëzuar mandatin e tij me përmbushjen e premtimeve. Në një deklaratë të dhënë mbrëmjen e së enjtes, ai theksoi se llogaridhënia ndaj qytetarëve është parim i panegociueshëm. “Nëse nuk i përmbush 90% të premtimeve, nuk kandidoj për herë të dytë. Do ta pranoj se nuk kam qenë i denjë për një mandat tjetër,” tha Ismaili, duke shtuar se ky është një obligim moral dhe politik ndaj banorëve të kryeqytetit. Ai theksoi lidhjen personale me Prishtinën, si qyteti ku jeton me familjen dhe ku rrit fëmijët, duke e cilësuar këtë fakt si motivim shtesë për t’i dhënë qytetit drejtim të ri. Duke iu referuar përvojës së tij si ish-ministër i Shëndetësisë, Ismaili kujtoi reformat e zbatuara gjatë mandatit të tij, të cilat sipas tij vazhdojnë të japin rezultate. “Kjo është dëshmi se mund të sjell ndryshime konkrete edhe për Prishtinën,” u shpreh ai. Në fund, kandidati theksoi se nuk do të udhëhiqet nga interesa partiake, por do t’u shërbejë ekskluzivisht qytetarëve: “Unë nuk kam vija partiake, por një vijë të vetme – atë të shërbimit ndaj qytetarëve të Prishtinës.”

Kontrolloni gjithashtu

Shqiptarë nga diaspora organizojnë protestë masive në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të Evropës do të udhëtojnë në …