Urime 7 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Aviacionit Civil

Departamenti i Aviacionit Civil – Ministria e Infrastruktures dhe Trasportit, uron të gjithë komunitetin e aviacionit në Republikën e Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil. Para 75 vitesh, me 7 dhjetor 1944 në Cikago të ShBA-ve u nënshkrua Konventa Ndërkombëtare e Aviacionit Civil ,me të cilën u vunë themelet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) që përgjegjëse për zbatimin e kësaj Konvente. Sot kjo organizatë në gjirin e saj ka 193 shtete anëtare.

Shpresojmë se shumë shpejt edhe flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet në selinë e kësaj organizate të aviacionit civil ndërkombëtar.

Ne jemi te gatshëm të jemi përfaqësues të shtetit pranë selisë së kësaj organizate.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …