Ambasadori Abbott: Nuk është e lehtë të flasim sot për të drejtat e njeriut, kur plagët tuaja janë ende të hapura

Ambasadori Abbott: Nuk është e lehtë të flasim sot për të drejtat e njeriut, kur plagët tuaja janë ende të hapura

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në tryezën e organizuar nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, u tha se është mirë të shohësh familjarët e personave të pagjetur që nuk reshtin në përpjekjet e tyre për të kërkuar llogari nga qeveritë lidhur me zotimet ndërkombëtare për personat e pagjetur që ato i bënë në Samitin e Ballkanit Perëndimor të vitit 2018 në Londër.  Përmbushja e këtyre zotimeve nënkupton respektim të të drejtave të njeriut për familjarët e personave të pagjetur. Ambasadori britanik, Nicholas Abbott tha se nuk është e lehtë të flasim sot për të drejtat e njeriut, kur plagët tuaja janë ende të hapura. Të drejtat e njeriut të të pagjeturve janë shkelur. Atyre u është mohuar e drejta për jetë dhe liri. “Qeveria britanike, është zotuar të punojë me ju për t’i shëruar këto plagë nga e kaluara dhe që së bashku të kontribuojmë për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët”, tha ambasadori Abbott.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …