Urime Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, i ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e ditës së Kushtetutës, ai me këtë rast ka thënë se: Sot 12 vjet me parë ligjvënësit e shtetit më të ri në Evropë miratuan Kushtetutën si aktin më të lartë juridik të shtetit tonë, të ndërtuar me shumë mund e sakrificë. Kushtetuta jonë është meritë e brezave të tërë të rënë për Liri e Pavarësi, intelektualëve dhe gjithë shoqërisë sonë. Ajo është garanci e të drejtave të qytetarëve pa dallim gjinie, feje apo etnie, udhërrëfyesi jonë institucional që duhet respektuar dhe përmbajtur në përpikëri.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …