Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: “SHPËTIMI” I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NGA SHQIPTARËT E MBETUR JASHTË KUFIJVE MISSION IMPOSSIBLE – ANTISHQIPTAR

    Shteti ynë kombëtar, Republika e Shqipërisë (një e treta e Shqipërisë), që nga themelimi ka qenë dhe do të jetë shpresa dhe garancia fundamentale për zgjidhjen e drejtë dhe të plotë të çështjes shqiptare në Iliri (Ballkan)… Çlirimi i Kosovës (në kufijtë e imponuar krahinorë) u bë falë ekzistencës së shtetit tonë kombëtar dhe Luftës Çlirimtare të UÇK-së… Kush nuk e di këtë të vërtetë o është kokrra e hajvanit, o është kokrra e antishqiptarit.

   Ky fakt shtetin tonë kombëtar e ka bërë shënjestër të vazhdueshme të qarqeve – vendeve që kishin pushtuar me zjarr e hekur dy të tretat e Shqipërisë, me ndihmën e aleatëve të tyre…

   Shteti ynë kombëtar është ngritur dhe është zhvilluar me vështirësi dhe kufizime të rënda pikërisht pse dy të tretat e territorit dhe të kombit i kishte jashtë kufijve të tij!!

   Sot, pas çlirimit të Kosovës shqiptare (pa vise), shteti ynë kombëtar është konsoliduar dhe ka ecur me ritme të shpejta, pas një “tranzicioni” të dhimbshëm. Zhvillimi, konsolidimi dhe sukseset e Republikës së Shqipërisë janë njohur dhe janë miratuar edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ka hapur dyert për pranimin e shtetit tonë kombëtar në BE, në sofrën e popujve të zhvilluar evropian…

   Tamam, kur shteti ynë kombëtar ka fituar emër të mirë dhe respektin e botës së civilizuar po organizohen protesta në Tiranë nga parti politike, nga OJQ dhe fondacione të ndryshme, nga agjentura dhe nga qarqe e vende jomiqësore… !!

   Protesta dhe të protestuarit është e drejtë demokratike dhe Kushtetuese, askush nuk është kundër. Ka shumë arsye për të protestuar edhe në Tiranë, siç protestohet kudo në botë, edhe në vendet më të zhvilluara – përparuara…

   Por, jam kundër dhe duhet të jetë kundër secili shqiptar me ndërgjegje të pastër kombëtare, kur në Tiranë vijnë për të protestuar shqiptarë të mercenarizuar nga Prishtina, nga Shkupi, nga Mali i Zi, nga Presheva dhe nga Mërgata e këtyre krahinave shqiptare jashtë kufijve të shtetit tonë AMË.

   T’u bësh thirrje shqiptarëve të mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit tonë kombëtar dhe Mërgatës së tyre për të protestuar në Tiranë, në kohën që popullit shqiptar në Maqedoninë tonë i mohohen dhe dhunohen të drejtat elementare kombëtare, politike, ekonomike e njerëzore, do të thotë (thënë më së buti) të jesh shqiptar dinak ose shqiptar hiç, argat i dreqit…

   T’u bësh thirrje dhe t’i mobilizosh këta shqiptarë (sado që numër simbolik i tyre) për të protestuar në Tiranë, kundër shtetit tonë kombëtar, në kohën që pozita e shqiptarëve në Mal të Zi, në Serbi dhe në Greqi, edhe në Turqi është e pashpresë – tragjike, do të thotë se, thënë më së buti, po çon ujë në mullirin e atyre që kanë shtypur, vrarë e masakruar deri në shfarosje dhe po shtypin, përbuzin dhe shpërngulin shqiptarët nga tokat dhe vatrat e tyre…

   T’i ftosh dhe t’i nxitësh këta shqiptarë kundër shtetit tonë kombëtar në një kohë që Kosova dhe pozita e saj vazhdon të mbetet kritike (e pasigurt), në një kohë që Kosovës dhe popullit të saj shqiptar i është mohuar Flamuri i saj kuqezi, në një kohë që Kosovës i është mohuar dhe i mohohet e drejta fundamentale për t’iu bashkuar shtetit të saj dhe në një kohë që Kosova shqiptare po ballafaqohet me një mijë e një probleme ekonomike, politike, sociale, arsimore, strukturore e të sigurisë, do të thotë të jesh pis i pisave…

   Shteti ynë kombëtar nuk është më në ato ditët e vitet e vështira për t’i administruar protestat e këtyre hygjymxhinjve, që kanë marrë përsipër ta “çlirojnë” Republikën e Shqipërisë me revolucion, por veç mendimi, veç ideja dhe veç angazhimi për t’ia mësy Tiranës dhe për t’i “çliruar” shqiptarët nga Qeveria e tyre, në thelb janë antishqiptare, anti civilizuese dhe vetë poshtëruese për ata që janë bërë pjesë e një misioni IMPOSSIBLE!

   Prandaj, motra dhe vëllezër, bashkëkombës të dashur! Mos pranoni të bëheni “ushtarë” – mercenarë të atyre që ju nxisin kundër shtetit tonë kombëtar! Populli shqiptar në Republikën e Shqipërisë ka mençurinë, ka zotësinë dhe ka kapacitetet e nevojshme për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe marrëdhënieve me institucionet e shtetit të tij…

   Shqiptarët jashtë kufijve të shtetit, ashtu si të parët e tyre, duhet të japin krejt çka munden e krejt çka dinë që shteti ynë kombëtar të ketë stabilitet politik, ekonomik dhe fuqi për t’i përfaqësuar dhe për t’i mbrojtur interesat e kombit shqiptar në rajon dhe në botë… Projekti për ta goditur Tiranën (shtetin tonë), që të nënshtrohen dhe poshtërohen shqiptarët e mbetur padrejtësisht jashtë kufijve është i vjetër sa vet ekzistenca e shtetit shqiptar… Autorët e këtij projekti janë kryesisht Beogradi dhe Athina, me aleatët e tyre…

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Ku është Opozita?

E djeshmja dhe e nesërmja e humbur me fajin e Opozitës- pra me fajin e …