Sot u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), e udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit komunal të Deçanit, z. Hajdar Sutaj. Në mbledhje morën pjesë anëtarët e KPF-së, zyrtarë komunalë, si dhe Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj.
Për këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Raportit të KVRL-së;
3. Shqyrtimi i Raportit gjashtëmujor të punës së KKSB-së;
4. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm për NPL “Higjiena”;
5. Shqyrtimi i draftit të parë të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029;
6. Shqyrtimi i Draft-Planit Komunal për Ri-integrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Deçanit 2026–2028;
7. Shqyrtimi i Ndryshim-Plotësimit të Rregullores për Punë të Kuvendit të Komunës së Deçanit të datës 31.03.2022;
8. Shqyrtimi i kërkesave;
9. Të ndryshme.
Gjatë mbledhjes, Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, prezantoi draftin e parë të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029, ndërsa për secilën pikë të rendit të ditës u zhvilluan diskutime nga anëtarët e KPF-së.
Pas shqyrtimit dhe diskutimit, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan nga Komiteti për Politikë dhe Financa.