Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka përmbyllur vizitën e saj në Kosovë pas takimeve me krerët më të lartë të institucioneve të vendit.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Von der Leyen fillimisht u prit nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në objektin presidencial. Më pas, ajo zhvilloi një takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Pas përfundimit të këtyre takimeve, shefja e Komisionit Evropian nuk dha deklaratë për media.