Von der Leyen

Ursula Von der Leyen: Situata në veri duhet të shtendoset dhe Kosova e Serbia t’i kthehen tryezës së negociatave

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është shprehur e shqetësuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Ajo ka thënë se situata në veri duhet të shtensionohet dhe Kosova e Serbia t’i kthehen tryezës së negociatave për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. “Është shumë më rendësi që ne të ecim tutje përpara në rrugën evropiane dhe ka rëndësi etike që të bëhet normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Jam shumë e shqetësuar me situatën në veri, dhe është me rëndësi që të shtensionohet situata dhe të kthehemi në tryezën e negociatave për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe e vetmja mënyrë që të bëhet kjo është përmes dialogut”, ka thënë Von Der Leyen.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përballet me inflacion të lartë, më i madh se mesatarja e BE-së

Ndërsa futemi në gjysmën e dytë të vitit 2025, Kosova po përjeton një rritje të …