Ushtarët gjermanë të angazhuar në Komandën Rajonale-Lindje, të misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë patrullimet e rregullta ditore dhe të natës në disa komuna të rajonit, me qëllim forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në terren. Sipas njoftimit të fundit të KFOR-it, këto patrullime synojnë të sigurojnë një prani të dukshme dhe qetësuese për qytetarët, të rrisin ndërgjegjësimin për situatën e sigurisë dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal. Patrullimet konsiderohen një element thelbësor i misionit të KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ushtarët gjermanë përbëjnë një komponent kyç të këtij misioni, duke ofruar mbështetje operative dhe duke luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në zonat e përgjegjësisë së RC-E. “Patrullime të tilla sigurojnë një prani të dukshme dhe qetësuese në terren, përmirësojnë ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal. Ato janë pjesë themelore e misionit të vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
