Ushtruesi i detyrës së shefit të misionit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Thran, që në fillim të punës së tij, ka zhvilluar një takim me të ashtuquajturin drejtor të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, vetëm sepse ai përfaqëson një institucion që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë? Kjo tashmë është praktikë në çdo ndërrim të shefave apo zëvendësve të tyre. Duke sqaruar këtë qëndrim kundër shtetit të Kosovës, zëdhënësja e këtij misioni në Kosovë, Besa Domi ka shpjeguar se Thran ka shkuar në Beograd për të shpjeguar misionin e ri. EUELX-i nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe me këtë fakt njeh zyrën e Gjuriqit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
