Nehat Mustafa ka porositur qytetarët që të mos votojnë kandidatët për deputetë që kanë hyrë në politikë përmes OJQ-ve

Nehat Mustafa: Kosova s’ mund të jetë shënjestër e sulmeve terroriste sikur në Stamboll, Bangladesh apo Paris

Zëvendës-ministri i Punëve të Brendshme Nehat Mustafa, ka thënë se Kosova nuk mund të jetë bazë e sulmeve terroriste, sikur kanë ndodhur në Stamboll, Bangladesh e Paris. Ai këto komente i ka bërë pas deklaratës së kryeipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili ka deklaruar se shumë shpejt Prishtina, Tirana e Shkupi mund të goditen nga sulmet e ngjashme terroriste siç ndodhi ditë më parë në Stamboll. “Statistikat me të cilat disponon Policia e Kosovës, AKI-ja dhe partnerët ndërkombëtarë flasin se Kosova nuk është dhe nuk mund të jetë një bazë e sulmeve të tilla terroriste”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se për tetë muaj s’ka asnjë informacion se ndonjë qytetar nga Kosova ka shkuar në luftërat e Sirisë e Irakut. “Për arsye se falë punës së madhe të institucioneve qytetarët kanë arritur ta kuptojnë rrezikun që sjell terrorizmi dhe se Republika e Kosovës me kohë të caktuar që të jetë aleate e kampit ndërkombëtar kundër terrorizimit. Në Kosovë ka mjaft drejtues mediesh dhe të OJQ-ve të cilët presin me çdo kusht të ndodh ndonjë sulm nga ISIS-i për të arsyetuar burimet që kanë thithur nga të huajt në fushatën kundër islamit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …