Vajza e Ismail Kadaresë propozohet për ambasadore të Shqipërisë në OKB

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka propozuar si ambasadore të Republikës së Shqipërisë në OKB, Besiana Kadarenë, vajzën e shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare. Kjo kandidaturë tashmë është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku do t’i nënshtrohet seancave dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme. Besiana Kadare u lirua disa ditë më parë nga kryetari Nishani me kërkesë të ministrit Bushati nga posti i ambasadores në UNESCO. Ndërkohë që ajo është ripropozuar që të jetë drejtuesja e Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …