Shfaqen persona me uniforma ushtarake serbe në veri

Marrëveshjet e arritura në Bruksel për shpërbërjen e strukturave paramilitare në veri, duket se nuk kanë dhënë kurrfarë efekti në terren. Persona që bartin uniforma zyrtare të shtetit serb vërehen gjithandej veriut. Kjo dëshmohet edhe nga një fotografi që po qarkullon gjithandej rrjeteve sociale. Në këtë fotografi të bërë tash së fundmi, vërehet një person që mbanë të veshur një uniformë të xhandarmërisë serbe. Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it si dhe KFOR-i, nuk kanë dhënë ende një përgjigje nëse janë të vërteta këto raportime. Por duke pasur parasysh rastet gjatë viteve të fundit kur xhandarmëria serbe disa herë ka depërtuar deri në pjesën veriore të Mitrovicës, është shumë e mundshme që një pjesë e strukturave ushtarake e policore serbe vazhdon të ketë prani në veri të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …