leoni

Vajza e Salih Mustafës: Viktimat janë të fabrikuara nga prokuroria, babai im nuk pranon padrejtësinë e Hagës

Buna Mustafa, vajza e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – i njohur si “Cali” – ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për kompensimin e viktimave. Ajo ka bërë publike qëndrimin e babait të saj, i cili e konsideron vendimin e trupit gjykues si të motivuar politikisht dhe të bazuar mbi akuza të fabrikuara nga prokuroria. “Unë nuk ndihem përgjegjës moralisht, financiarisht apo në çfarëdo lloj forme tjetër, për shkak se ata nuk janë viktimat e mia. Rrjedhimisht, as nuk kërkoj ndihmë nga shteti dhe populli im që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria dhe qarqe të caktuara politike”, citoi Buna fjalët e babait të saj. Sipas saj, ky proces është pjesë e një fushate të qëllimshme për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së dhe për të imponuar një narrativë të rreme mbi historinë e Kosovës. Mustafa, i cili vazhdon të qëndrojë në Hagë, thekson se beson fort se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme. Ky reagim e vë sërish në qendër të kritikave Prokurorinë Speciale dhe vetë mekanizmin e Hagës, të cilët akuzohen se po prodhojnë “viktima të fabrikuara” për të barazuar agresorin me viktimën dhe për ta delegjitimuar sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, Serbia po synon të minojë shtetësinë e Kosovës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për transmetuesin polak TVP World …